Detaje nga plagosja në Vlorë, i riu u qëllua sapo doli nga lokali

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku një i ri është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi rreth 30 vjeç, K. Lazaj, kishte qenë duke pirë kafe dhe më pas është larguar drejt automjetit të tij. Në atë moment, ai është afruar nga një person që e priste me motor.

Pas një diskutimi të shkurtër mes tyre, personi me motor ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar të riun në këmbë, duke u larguar menjëherë nga vendngjarja.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori është larguar me motor dhe forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin...

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...