Velipoja ka njohur fluks të lartë pushuesish edhe këtë fundjavë, duke konfirmuar interesin në rritje për një nga destinacionet më të frekuentuara të veriut.
Pushuesit dhe vizitorët vlerësojnë ndryshimin pozitiv që gjejnë në Velipojë, duke veçuar pastërtinë, kushtet e përmirësuara, organizimin dhe hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare, elementë që sipas tyre e bëjnë këtë zonë gjithnjë e më tërheqëse.
Me plazhet e gjera dhe atmosferën familjare, Perla e Adriatikut vijon të tërheqë çdo fundjavë një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.

