Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.

Mësohet se njëra prej makinave të përfshira në përplasjen kokë më kokë ishte e zbukuruar me zbukurime dasme.

Si pasojë e goditjes mjaft të fortë midis dy mjeteve, kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej shoferëve dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë ekspertizën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related