Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë

Publikuar me datë:

Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-1 në transfertë ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”.

Takimi i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “FK Viktoria” në Pragë ishte i luftuar dhe me ritëm të lartë, ndërsa vajzat kuqezi treguan karakter dhe reagim të fortë pas disavantazhit. Golin e barazimit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armir Grima e realizoi Vanesa Levendi, duke i dhënë Shqipërisë një pikë të merituar në këtë transfertë.

Formacioni titullar ishte ky: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Mikaela Metalla, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Vanesa Levendi, Fortesa Berisha dhe kapitenia Megi Doçi.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Çekia pati më shumë kontroll të topit dhe u afrua disa herë pranë zonës sonë, por mbrojtja kuqezi u tregua e organizuar dhe e vendosur, duke neutralizuar çdo tentativë të rrezikshme. Nga ana tjetër, Shqipëria krijoi dy raste të mira shënimi, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Në përfundim të 45 minutave të para, rezultati mbeti i pandryshuar, 0-0.

Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 47-të, kur realizoi me një goditje nga qendra e zonës. Pavarësisht reagimit të portieres Rajmonda Spahiu, devijimi i saj nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur golin.

Vajzat kuqezi reaguan menjëherë dhe vazhduan të kërkonin golin e barazimit. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 69-të, kur Vanesa Levendi finalizoi me sukses një aksion të bukur, duke shfrytëzuar në maksimum asistin e Fortesa Berishës. Goli i Levendit riktheu ekuilibrat në takim dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1, pavarësisht tentativave të mëvonshme nga të dyja skuadrat.

Kombëtarja e vajzave do të luajë ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve të Kupës së Botës “Brazil 2027” ndaj Malit të Zi, më 9 qershor, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...