“Shpresoj të luaj, e di trajneri”, Hysaj flet për ndeshjen me Luksemburgun

Publikuar me datë:

Miqësorja e fundit e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik do të jetë ajo me Luksemburgun. Për këtë takim në konferencën e zakonshme për shtyp u paraqit Hysaj, i cili numëron plot 99 takime me ngjyrat kuqezi.

“Shpresoj të luaj, e di trajneri. Krenari dhe ëndërr të luaj numrin 100 e prezencave. Do jetë nder dhe krenari e madhe”, tha Hysaj.

I pyëtur mbi trajnerin e ri, ish-mbrojtësi i Lazio-s, pranoi se i duhet ende kohë për t’u ambientuar. “Ambientimi është shumë mirë, trajneri ka pak kohë që ka ardhur. Trajneri na jep energji të mirë. Ai na jep idenë e një loje më agresive. Ndeshja e kaluar shkoi keq. Personalisht mendoj se bëmë ndeshjen të mirë. Nuk i shfrytëzuam rastet. Të analizojmë dhe gjërat negative. Dua që ta shoh stadiumin plotë me ngjyrat kuqezi. Na ndihmon edhe neve lojtarëve edhe kombit tonë”, tha Hysaj.

Miqësorja e humbur me Izraelin dhuroi një statistikë negative. Shqipëria mbylli ndeshjen pa asnjë goditje në portë. “Kishim shumë raste për të shënuar, por jo saktësia para portës. Duhet të jemi pozitiv. Me ndihëm e këtj trajneri do kemi shumë raste. Duhet të çlirohemi. Broja, Mehmeti apo Daku, do e kenë mbështetjen tonë për të shënuar”, analizoi Hysaj.

Nga Gazeta Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...