“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

Publikuar me datë:

Nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivar, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përcolli një mesazh për Shqipërinë, duke theksuar se vendet që përmbushin reformat duhet të shpërblehen me përparim real në procesin e anëtarësimit.

“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Kjo nuk është thjesht një deklaratë politike, por një zgjedhje strategjike që po mbështetet përmes investimeve, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në merita, por njëkohësisht të jetë më dinamik dhe më i parashikueshëm për vendet që përmbushin detyrimet e tyre.

Sipas saj, kur reformat realizohen, ato duhet të pasohen nga përparim konkret në negociata, akses më i madh në programet europiane, financime dhe integrim gradual në tregun e përbashkët.

Duke folur për afatet e zgjerimit, Von der Leyen u shpreh optimiste se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Europian deri në vitin 2028.

“Shpresojmë që Shqipëria të ndjekë shpejt pas dhe që i gjithë rajoni të afrohet edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi gati të ndërtojmë një komunitet me fat të përbashkët”, tha ajo.

Von der Leyen e përshkroi samitin me dy fjalë: vendosmëri dhe besim, duke theksuar se e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet sa më shpejt realitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...