Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Publikuar me datë:

Kompania Salillari e biznesmenit pëllumb Salillari është shpallur fituesja e koncesionit 35 vjeçar për ndërtimin dhe operimin e rrugës Milot Balldrenë.

Kapitali ka mësuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të përzgjedhë kompaninë Salillari si fituese në garën për konçesionin, i cili sipas planit të biznesit pritet të gjenerojë më shumë se 1 miliardë euro të ardhura për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes.

Gener 2, Salillari, A.N.K dhe 4 A-M ishin kompanitë që u përplasën në proçesin e gjatë tenderues për të shtënë në dorë kontratën e majme koncesionare.

A.N.K kishte ofruar tarifën më të lirë të kalimit, përkatësisht çmimin 1.6 euro për automjetet e thjeshta. Ndërkohë Gener 2 dhe Salillari kishin ofruar tarifën e kalimit 1.9 euro për këto automjete.

Korridori Adriatiko Jonian

Segmenti Milot Balldrenë është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu, të cilin qeveria ka vendosur që ta ndërtojë të gjithin me koncesion.

Deri tani qeveria shqiptare ka tenderuar 4 segmente të këtij Korridori. I pari, që është realizuar tashmë është autostrada Thumanë-Kashar e ndërtuar me koncesion nga kompania Gener 2. Dy segmentet e tjera nga Kashari deri në Fier janë fituar respektivisht nga Gjoka Konstruktion dhe Fusha, ndërsa aksi nga Thumanë-Milot është fituar sërish nga Gener 2.

Milot-Balldrenë është segmenti i pestë koncesionar. Ai ka një gjatësi 17 kilometër të gjatë dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro vetëm si kosto ndërtimi.

Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit. Por sipas llogarive të planit të biznesit, për këtë periudhë që do të jetë nën zotërimin e privatit, ky aks do të gjenerojë rreth 1 miliardë euro të ardhura nga tarifa e kalimit.

Kjo është hera e dytë që qeveria shqiptare tenton të japë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldrene. Hera e parë ishte në vitin 2018, kur qeveria zgjodhi fituese të koncesionit kompaninë A.N.K, por me një tjetër model, atë të Partneritetit Publik Privat, sipas të cilit kompania do të ndërtonte rrugën me paratë e veta dhe do të paguhej për 13 vjet nga buxheti i shtetit deri në shlyerjen e investimit dhe fitimin e saj.

Por A.N.K nuk arriti ta ndërtonte rrugën pasi nuk gjeti paratë për ta financuar atë. Rrjedhimit qeveria e anulloi koncesionin për ta tenderuar sërish, por këtë herë me formulën e tarifës së kalimit për qytetarët, jo përmes shlyerjes nga buxheti.

Nga Kapital

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

Qeveria greke po përgatit legjislacionin për të vendosur një...

“Shpresoj të luaj, e di trajneri”, Hysaj flet për ndeshjen me Luksemburgun

Miqësorja e fundit e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik...