Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

Publikuar me datë:

Oligarku i preferuar i Edi Ramës, Pandeli Carapuli, është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për pastrim parash.

Sipërmarrësi u paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ulian Barjami.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Pandeli Carapuli është biznesmeni i lidhur me ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Kjo e fundit ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll.

Vila dyshohet se është përfituar nga Belinda Balluku nga kompania “Eurocol”, pasi kësaj të fundit i është dhënë një tender nga Albcontrol, kur ky institucion drejtohej nga ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat për pastrim parash, ish-lojtarit të Kombëtares, Igli Tare. Ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën luksoze të Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut. Pronari i vilave në kompleksin White Rock në Dhërmi, është Pandeli Carapuli.

“Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen Joana Bushi.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Joana Bushi, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024″, thekson SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca...

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

14 mole detare të ndërtuara prej vitesh, janë larguar...

Macron: Është mirë nëse negociatat Kiev-Moskë vazhdojnë dhe BE është në tryezën e bisedimeve

Ne gjithmonë kemi mbështetur negociatat e drejtpërdrejta midis Ukrainës...