Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

Publikuar me datë:

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024.

Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm.

Në to përfshihen pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, konsumimi i rregullt i mishit ose peshkut, një javë pushime larg shtëpisë, zotërimi i një automjeti, zëvendësimi i mobilieve të konsumuara, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, mundësia për të shpenzuar një shumë të vogël për veten, pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe aksesi në internet.

Të dhënat tregojnë se rreth 35% e popullsisë në Shqipëri (34.8%) jetonte në kushte të privimit të rëndë material dhe social në vitin 2024, niveli më i lartë në Europë.

Shifrat tregojnë se hendeku mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian mbetet shumë i madh. Mesatarja e BE-së ishte rreth 6.3% në vitin 2024, rreth pesë herë më e ulët se niveli i regjistruar në Shqipëri.

Shqiptarët kanë shumë mungesa jo vetëm në raport me vendet e BE-sw, por edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Maqedonia e Veriut e ka privimin material në nivelin e 11.6%, Serbia 10.3% dhe treguesi është pak më i lartë në Mal të Zi, me 12.3%. Nuk ka të dhëna për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën.

Në krahasim me vitet e mëparshme, norma e privimit material ka ardhur në ulje (në vitin 2018, treguesi ishte gati 46%), sërish ajo mbetet të paktën dy herë më e lartë e i dyti pas nesh.

Më pak europianë në vështirësi se një dekadë më parë

Në nivel të Bashkimit Europian, numri i personave që jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social ka rënë nga rreth 41 milionë në vitin 2015 në 27.5 milionë në vitin 2024.

Mesatarisht në BE, rreth 6.3% e popullsisë shfaq nivel të lartë të privimit material, me kryesimin që e mbajnë Rumania (16.8%), Greqia (14.9%), Bullgaria (15%) dhe niveli më i ulët është në Poloni (2%), Holandë (2.6%), Austri (2.9%), Çeki (2.6%).

Si matet treguesi i privimit material

Treguesi i privimit material, sipas përkufizimit të Eurostat, mat mungesën e detyruar të disa elementeve që konsiderohen të nevojshme dhe të dëshirueshme për një jetë të përshtatshme.

Ai mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elementët e mëposhtëm:

  1. pagesën e qirasë, faturave, kësteve të blerjeve me pagesë të shtyrë ose kësteve të kredive të tjera;

  2. mbajtjen e banesës mjaftueshëm të ngrohtë;

  3. përballimin e shpenzimeve të papritura;

  4. konsumimin e mishit, pulës, peshkut ose alternativave vegjetariane çdo dy ditë;

  5. një javë pushime larg shtëpisë;

  6. aksesin në një makinë ose furgon për përdorim personal;

  7. zëvendësimin e mobilieve të konsumuara;

  8. zëvendësimin e rrobave të konsumuara me disa të reja;

  9. zotërimin e dy palëve këpucë të përshtatshme;

  10. shpenzimin e një shume të vogël parash çdo javë për veten;

  11. pjesëmarrjen në aktivitete të rregullta argëtuese;

  12. takimin me miq ose familjarë për një pije apo vakt të paktën një herë në muaj;

  13. lidhjen me internet.

Elementët 1 deri në 7 lidhen me nivelin e familjes, ndërsa elementët 8 deri në 13 lidhen me nivelin individual./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Dy shtetas janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital...

U plagos nga ish-komandoja në kërkim, polici Edison Adri në gjendje të rëndë në reanimacion

Mbetet e pandryshuar gjendja shëndetësore e efektivit të policisë që u plagos, Edison Adri. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në nofull, ai është transferuar në repartin e reanimacionit. Burimet për Syrin bëjnë me dije se Adri eshtë në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, është jashtë rrezikut për […]

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai

Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të...