U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

Publikuar me datë:

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni në Maliq, do të prehet në fshatin e tij të lindjes, sipas kërkesës së familjes.

Edhe pse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familjarët kanë vendosur që ceremonia të zhvillohet pranë vendlindjes, duke shprehur dëshirën që ai të prehet pranë vëllait të tij, gjithashtu ish-efektiv policie.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen në Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Blacë, në orën 14:00.

Vendimi i familjes është motivuar nga një tragjedi e mëhershme që i ka prekur ata, duke e bërë këtë ndarje edhe më të dhimbshme për komunitetin dhe kolegët e tij

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]