Cikli “Art’zanatet” në Shkodër, në qendër skulptori dhe muzikanti Sokol Kola…

Publikuar me datë:

Edicioni i radhës i ciklit “Art’zanatet” në Shkodër solli një tjetër emër të artit dhe  mjeshtërisë.

Në ambientet e kinemasë “Republika”, në prani të dhjetëra të rinjve dhe artdashësve, skulptori dhe muzikanti Sokol Kola ndau me publikun rrugëtimin e tij artistik.

Gjatë  një bashkëbisedimi të hapur, 45-vjeçari, biri i dy emrave të njohur të artit shkodran, skulptorit Ferit Kola dhe dirigjentes Elsa Kola, u ndal tek ndikimi që kanë pasur në formimin e tij artistik jo vetëm familja, por edhe traditat dhe atmosfera kulturore e Shkodrës.

Promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe artizanale, përmes dëshmive të artistëve dhe mjeshtrave për dijebërjen, zanatet tradicionale dhe ndërthurjen e tyre me artin bashkëkohor, janë synimi kryesor I ketyre takimeve

Cikli i takimeve “Art’zanatet”, i organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Bashkia Shkodër dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, synon jo vetëm evidentimin e artisteve dhe mjeshtrave te artizanatit Shkodrane, por edhe ndërgjegjësimin kryesisht të të rinjve për ruajtjen dhe promovimin etrashëgimisë kulturore jomateriale.

Nga Realiteti Post

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...