Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

Publikuar me datë:

Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se forcat e policisë kanë shoqëruar gjatë orëve të fundit nënën e autorit të dyshuar, shtetasit Violand Braçellari.

Ajo është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje me intensitet të lartë nga grupi i hetimit.

Ndërkohë burime nga Spitali i Traumës thone se efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, teksa gjendja e 36 vjecarit raportohet se është stabël.

Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijoje të marrë trajtim mjekësor te Trauma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...