GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij.

Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cili i la afat kohor 2 javë organit të akuzës të shpjegoi pse e ndryshoi veprën penale të Rroshit nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Posaçme më herët kërkoi pushimin e 6 episodeve të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun për shkak të parashkrimit të veprës penale. Megjithatë Rroshi nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK edhe për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, çështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën duke ia deleguar materialet GJKKO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plani i Evropës kundër varësisë digjitale

Frika nga ndikimi i drejtpërdrejtë i fuqive të huaja...

La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori prezantohet tek ekipi i ri

Tim Civeja është zyrtarisht lojtar i Karlsruher në Bundesliga...