Nesër ndërprerje 12-orëshe e ujit në disa zona të Shkodrës, ja arsyeja

Publikuar me datë:

Një pjesë e qytetit të Shkodrës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm ditën e sotme, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të ri të realizuar nga KfW dhe lidhjes së linjës kryesore të tubacioneve.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë lagjen Rus, qendrën e qytetit dhe lagjen “Skënderbeg” (zona e spitalit).

Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 12:00 deri rreth orës 24:00, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake për përballimin e kësaj situate.

Njëkohësisht, njoftohen të gjithë qytetarët e zonave të prekura nga projekti që të paraqiten pranë Qendrës së Kujdesit ndaj Klientit për të lidhur kontratat e reja të furnizimit me ujë.

Sipas autoriteteve, mosrealizimi i kësaj procedure mund të sjellë probleme në vijimësinë e furnizimit me ujë në të ardhmen.

Punimet janë pjesë e investimit në rrjetin e ri të ujësjellësit, që synon përmirësimin e furnizimit afatgjatë në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related