Vrasja e policit, reagon Gazment Bardhi: I tronditur, dënoj me forcë aktin e rëndë. Autori të marrë dënimin e merituar

Publikuar me datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë një efektiv i Shqiponjave dhe një tjetër u plagos, gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari.

Në reagimin e tij, Bardhi thotë se dënon me forcë aktin dhe beson se autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMEMTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, trishtim dhe lot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas...

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!

Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e...

Haga jep verdiktin, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin...