Vllaznia vazhdon bashkëpunimin me Cristian Dros, mesfushori moldav firmos për një tjetër sezon

Publikuar me datë:

Vllaznia ka vendosur t’i japë besim edhe për sezonin e ardhshëm mesfushorit moldav Cristian Dros. Pavarësisht se edicioni i fundit nuk shkoi sipas pritshmërive për shkak të problemeve fizike që e penalizuan në disa momente, drejtuesit kuqeblu kanë vlerësuar kontributin dhe cilësitë e lojtarit, duke arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Mesfushori, i cili numëron 18 paraqitje me përfaqësuesen e Moldavisë, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës shkodrane edhe gjatë sezonit të ardhshëm, duke u konsideruar një nga elementët me eksperiencë në repartin e mesfushës.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi shkodran përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet e ditur se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.

Me rinovimin e Dros, Vllaznia vijon punën për ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësojë klubin në sezonin e ri, me synimin për të qenë sërish konkurruese në objektivat e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...