Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

Publikuar me datë:

Gazetari Osman Stafa, në një intervistë në “News24” foli për protestën e cila është zhvilluar prej 3 ditësh në Tiranë.

Protesta nisi pas dhunës së ndodhur në Zvërnec, ku protestuesit kërkuan anulim të projektit në zonat e mbrojtura.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Stafa tha se dhuna dhe tërheqja zvarrë e protestuesit dhe mosreagimi i policisë ishte pika që mbushi kupën dhe solli edhe revoltë.

“Mjaftoi ai momenti kur ti kupton që shteti në vendin tënd nuk ekziston, ti kishe policinë e Vlorës ku ai tërhiqej zvarrë, thoshte fik kamerat, pamjet janë aty. Pra nëse protesta nisi si formë reagimi ku zonat e mbrojtura tonat nuk duhet të shkatërrohen.

Këtu është shkatërruar çdo gjë. Këshilli Kombëtar i Territorit mund të japë leje cilitdo, dhe tani po futen edhe tek zonat e mbrojtura.

Nëse në protestën e parë kishte mesazhe për Rrjollin Zvërnecin, zonat e mbrojtura, tashmë është artikuluar edhe për sistemin arsimor, për shpopullim, çmimet e shtrenjta, siguria ushqimore.

Dhe ata që protestojnë janë të rinj, për 3-4 orë sa zgjasin protesta, mbahet e gjallë me thirrje reagime. Dalin me një deklaratë tjetër për dorëheqje. Thirrje edhe për qeverinë dhe opozitën, nuk i duan”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Blerta Dragusha merr detyrën e Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Prof. Dr. Blerta Dragusha ka marrë zyrtarisht detyrën e...

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...