Shëtitorja e Shëngjinit larg standardeve dhe pa rregulluar, ankohen turistët

Publikuar me datë:

Edhe pse sezoni turistik ka nisur dhe Shëngjini pret turistët e parë, shëtitorja vijon të mbetet e dëmtuar dhe nuk është marrë ende asnjë masë për rregullimin e saj. Kjo situatë është kthyer në shqetësim për banorët dhe turistët, sipas të cilëve situata duhej të ishte zgjidhur përpara nisjes së sezonit, pasi ndikon negativisht jo vetëm në lëvizjen e pushuesve, por edhe në imazhin turistik të zonës.

Ndërsa Shëngjini po pret turistët e parë të sezonit, një pjesë e shëtitores vazhdon të mbetet e dëmtuar. Edhe pse kanë kaluar disa muaj pas dëmtimeve të shkaktuara nga dallgët, zona ende nuk është rikthyer plotësisht në funksion, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve.

Turistet thonë se situata duhej të ishte zgjidhur përpara nisjes së sezonit, pasi gjendja aktuale ndikon jo vetëm në lëvizjen e pushuesve, por edhe në imazhin turistik të zonës.

Për banorët, shëtitorja është një nga pikat më të rëndësishme të Shëngjinit dhe pamjet e dëmtimeve nuk përputhen me pritshmëritë e një sezoni turistik. Ndërkohë, Bashkia bën me dije se projekti ndodhet në fazën e tenderimit. Sipas saj pas shpalljes së fituesit dhe përmbylljes së procedurave përkatëse do të nisë puna për rehabilitimin e segmentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...