Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një deklaratë për media se çështja e origjinës së pronës në Zvërnec do të hetohet nga SPAK.

Ai theksoi se SPAK ka vendosur të ngrijë fondet, pa i lënë të kalojnë tek shitësi, derisa të përfundojë hetimi.

Sipas Ramës, kjo është një garanci për të gjithë ata që pretendojnë pronë në atë territor, pasi rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore.

“SPAK ka vendosur të ngrijë fondet pa i lënë të kalojë tek shitësi, ka një proces hetimor dhe kjo është shumë pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse çështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK.

Në të dyja rastet rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore  ndërsa për pretendimet do ti japë fund çdo spekulimi që nuk është bazuar në ligj.

Në rast se shitësi ka orgjinën legjitime të pronës do marrë paratë, në rast se jo paratë do i mbete republikës së Shqipërisë, dhe do provojë cilindo që do pretendojë se pretendimin mbi pronën e ka,. Merret fund këtu pretendimi ia tyre që janë të sinqertë dhe ata që kanë kurdisjen e tyre me duar të tjera nga mbrapa”.   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...