Miqësorja Shqipëri-Izrael, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që bllokohen

Publikuar me datë:

Policia ka publikuar një plan masash sigurie në kuadër të ndeshjes miqësore sot Shqipëri-Izrael në stadiumin “Air Albania”.

Disa rrugë në afërsi të stadiumit do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve prej orës 16:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Rrugët që do të jenë të bllokuara: 

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food “Laguna”, pranë urës së ish-hotel Dajtit;

•Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

•Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

•Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

•Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

•Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

•Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

•Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

•Te sheshi “Wilson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

-Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes së tyre në stadium për të parandaluar futjen e banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia njofton tifozët të paraqiten në hyrje të stadiumit në orën 18:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]