Rama sfidon BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye shokun Gramoz Ruçi

Publikuar me datë:

Edi Rama sfidoi hapur sot Bashkimin Evropian kur deklaroi se vlerëson patronazhistët me në krye Gramoz Ruçin.

Duke folur në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama tha se shoku Gramoz Ruçi është kryepatronazhisti i vendit.

“Pra, ajo që shumëkush nuk e kupton si funksionon Gramozi, është fakti që Gramozi është kryepatronazhisti i PS. E kam thënë përpara dhe e përsëris sot, unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha çmoj punën e patronazhistëve”, tha ndër të tjera Rama.

Kujtojmë që BE në raportin e fundit IBAR, të miratuar para disa ditësh, i ka vendosur si kusht luftën kundër partisë-shtet dhe patronazhistëve.

“Shqipëria duhet të sigurojë fushë loje të barabartë… duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe levës institucionale si dhe duke reduktuar ndikimin e rrjeteve të patronazhit,” thuhet në raportin e miratuar në maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related