“Shqipëria nuk është në shitje!”/ Nis protesta e tretë e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec

Publikuar me datë:

Ashtu sikurse ishte njoftuar, ka nisur protesta e tretë  radhazi në Tiranë, kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Qytetarët janë mbledhur në këto momente në sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas drejt kryeministrisë.

Një ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së qeverisë, në një protestë që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related