Iris Luarasi reagon për debatin mbi Zvërnecin: Mos u nxitoni nga indinjata, kërkoni të vërtetën

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat për projektin në zonën e Zvërnecit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si shpërndahen informacionet në rrjet dhe reagimet që ato shkaktojnë.

Ajo thekson se indinjata publike është e kuptueshme kur bëhet fjalë për mjedisin, por apelon që çdo informacion të verifikohet përpara se të nxirren përfundime, duke paralajmëruar për rrezikun e “montazheve” dhe keqinformimit.

Reagimi i plotë

Kush përfiton kur Shqipëria ndalon? Kur ndalon investimi, kur ikën Aman, kur tërhiqet Rosewood, kur Mandarin Oriental zgjedh fqinjin tonë? Kush feston pas kësaj?

Dje pashë në shesh njerëz që i njoh. Njerëz që i respektoj. Njerëz që kanë zemër të mirë.

E kuptoj indinjatën. Sepse kur shikon një ekskavator pranë një lagune me pelikanë, zemra reagon para mendjes dh kjo është njerëzore. Por pas reagimit të zemrës, vjen përgjegjësia e mendjes.

Dhe mendja na pyet: a ishte ajo video reale, apo një montazh i bërë në një studio jashtë Shqipërisë?

Pas çdo informacioni që ju indinjoi, kërkoni dokumentin origjinal. Nëse ai që ju indinjoi nuk ju jep dokumentin, pyetni veten pse.

Kjo nuk është luftë mes nesh. Është luftë mes asaj që na thuhet dhe asaj që është e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...