Berisha: Investimi në Zvërnec më seriozi në 13 vitet e fundit!

Publikuar me datë:

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish mbi investimin në zonën e Zvërnecit, shoqëruar me protesta e dhunë.

Pas një heshtje gati 2 ditore, nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se sipas tij ky projekt është më seriozi në Shqipëri në 30 vitet e fundit.

Sipas tij, PD qëndron në respekt për të drejtën e pronës por, siçthotë ai, qytetarët po largojnë të vetmin investitor të huaj në Shqipëri.

Berisha: Çfarë ndodh tani? Tani unë po ju them prapë: PD mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Vetë më tha ai: “Ju më votuat mua”. E hoqi maskën.

Britma për çështje pronësie? PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? Po qe se ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera, dhe shteti ta miratonte projektin, askush tjetër nuk kishte më punë me investitorin.

Çdo qytetar, për çdo parregullsi, për çdo abuzim, kishte shtetin, i cili do ta dëmshpërblente atë me kushtet e tregut dhe më pas do të ndëshkonte me forcën e ligjit falsifikatorin dhe spekulantin. Ky ligj është në fuqi. Po ku keni ligj ju? Keni vetëm ligjin e xhepit.

Shikoni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. Ka shqiptarë që nuk e dinë që po bëni copa për t’u marrë aksionet. Doni t’ua merrni aksionet sepse janë në lojë 13 milionë euro, 10 milionë në vit bileta të munguara. Del karakatinë dhe u thotë: “Zini zgjidhje”. Çfarë zgjidhjeje? A foli Gjykata e Lartë? Zbatoni vendimin e gjykatës.

Ajo që ndodhi me rrëmbimin e qytetarit që po protestonte i qetë, absolutisht pa bërë asgjë, ishte barbare. U zvarrit në mënyrë çnjerëzore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]