Plani i Pultit çel sezonin turistik, inaugurohet bujtina e parë e zonës

Publikuar me datë:

Plani i Pultit hapi zyrtarisht sezonin turistik me një aktivitet të organizuar në zemër të kësaj zone me vlera të mëdha natyrore, historike dhe kulturore. Aktiviteti u zhvillua në oborrin e Bujtinës Bletaj dhe përkoi me inaugurimin e bujtinës së parë në Plan, një nismë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Ngjarja u organizua me mbështetjen e Njësisë Administrative Pult dhe mblodhi banorë, vizitorë dhe të ftuar, të cilët promovuan potencialet turistike të krahinës.

Pulti konsiderohet një nga zonat më të pasura në Shqipëri për nga trashëgimia natyrore dhe kulturore, por njëkohësisht edhe ndër më të izoluara për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Kjo ka bërë që zhvillimi ekonomik dhe turistik të mbetet për vite me radhë nën potencialin real të zonës.

Banorët vendas po përpiqen të rikthejnë në funksion kullat tradicionale të trashëguara nga të parët, duke i shndërruar ato në bujtina për vizitorët. Sipas organizatorëve, këto investime realizohen me sakrifica të mëdha, por me besimin se turizmi mund të sjellë zhvillim dhe të mbajë gjallë jetën në këtë krahinë.

Hapja e Bujtinës Bletaj shihet si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të Pultit si destinacion turistik, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të njohin nga afër natyrën, historinë dhe mikpritjen karakteristike të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...