“1 Qershori” në Vaun e Dejës / Fëmijët festojnë me lojëra dhe aktivitete në Bushat

Publikuar me datë:

Mes ngjyrave, muzikës dhe hareve të pafundme, Bashkia Vau i Dejës festoi 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, me një aktivitet të veçantë kushtuar më të vegjëlve.

Dhjetëra e qindra fëmijë u bënë pjesë e kësaj feste, duke shijuar lojëra, aktivitete argëtuese dhe surpriza të shumta të organizuara posaçërisht për ta.

Atmosfera festive mblodhi fëmijë nga shkolla të ndryshme të territorit, duke krijuar një hapësirë plot energji pozitive, bashkëpunim dhe buzëqeshje.

Në këtë ditë simbolike, u vu theksi tek rëndësia e respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e tyre.

Të vegjlit, në qendër të kësaj feste, ndanë emocionet dhe gëzimin e tyre, duke e kthyer aktivitetin në një ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Aktiviteti u zhvillua në fushën sportive të njësisë administrative Bushat, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin lokal.

 Sipas organizatorëve, ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të traditave të reja festive, që vendosin fëmijët në fokus dhe nxisin investimin në të ardhmen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...