Hiqen telat me gjemba pas protestës së dhunshme në Zvërnec

Publikuar me datë:

Telar me gjemba që ndodhen në gardhet metalike të kantierit në resortin në Zvërnec, po hiqen.

Në foto shihet se pas përplasjes së dhunshme mes protestuesve, policisë dhe një grupi policësh privatë të maskuar që hodhën spray me piper drejt tyre, telat me gjemba kanë nisur të hiqen dhe ngarkohen në mjete që po i largojnë nga aty.

Pikërisht për sulmin kundrejt protestuesve, është arrestuar një prej punonjësve të “Mayor Security”, kompanisë private të sigurisë, Genard Biba dhe janë vendosur nën hetim dy të tjerë.

Biba dhe dy të tjerët dhunuan dhe morën me forcë një protestues duke e tërhequr zvarrë.

Imazhi nga Isa Myzyraj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related