Zvërneci me investitorë ruso-bullgarë dhe asnjë lidhje direkte me Kushner!

Publikuar me datë:

Nga Gjergji Nika

ZVËRNECI ME INVESTITORË RUSO-BULLGARË DHE ASNJË LIDHJE DIREKTE ME KUSHNER!

Projekti për zhvillimin e një zone turistike në zonën e Zvërnecit ku është deklaruar një vlerë mbi

4 miliardë euro është një nga investimet më të mëdha në Shqipëri. Ndërsa në publik vitin e fundit është përmendur kjo zonë si e lidhur me emrin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por në realitet struktura zyrtare e kompanive tregon një tablo tjetër pronësie dhe kontrolli.

Në krye të strukturës së investimit qëndron kompania holandeze Universal Properties Projects B.V., e regjistruar në Amsterdam dhe pronarët sipas regjistrave të pronarëve përfitues të depozituar në Shqipëri, struktura e pronësisë ndahet mes dy individëve:

* Nikita Maximovich Vinogradov

* Zoya Georgieva Gyurova

Këta dy investitorë janë me origjinë Ruse dhe Bullgare, ndërsa profili i tyre publik dhe historiku financiar mbeten enigmë.

Në Shqipëri projekti i ketyre individëve po zhvillohet përmes kompanisë Zvërnec South Adriatic Development, e regjistruar si subjekti përgjegjës për zhvillimin në zonën e Zvërnecit dhe Nartës.

Sipas deklarimeve publike ditën e sotme nga ana e kompanisë dhe euforia e faktorëve politik lokal për ta aplifikuar këtë deklaratë:

* investimi parashikohet të kalojë 4 miliardë euro;

* projekti përfshin zhvillim turistik, rezidencial dhe hoteleri;

* pritet të krijojë mbi 10 mijë vende pune.

Pavarësisht përmasave të projektit, deri më tani nuk janë bërë publike:

* burimet konkrete të financimit;

* bankat apo fondet investuese;

* raportet e auditimit financiar;

* garancitë që mbështesin vlerën e deklaruar të investimit.

Në projekte të kësaj madhësie zakonisht kërkohet transparencë e plotë mbi strukturën financiare dhe investitorët, gjë që deri tani nuk është bërë publike në mënyrë të detajuar. Pavarësisht pretendimit që kjo pronë eshtë private transparenca duhet të prevalojë komentet dhe paragjykimet!

Prandaj ngrihet një pyetje shumë e rëndësishme:

Kush e financon realisht projektin 4 miliardë euro në Zvërnec dhe cili është burimi i kapitalit pas strukturës së Universal Properties Projects B.V. dhe kompanisë shqiptare Zvërnec South Adriatic Development???

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]