Trafik i rënduar në Lezhë në prag të sezonit turistik veror

Publikuar me datë:

Trafiku i rënduar ka nisur të shfaqet në Lezhë që në prag të sezonit turistik veror. Në hyrje dhe dalje të qytetit janë krijuar kolona të gjata automjetesh, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

Situata paraqitet më problematike në segmentin Milot–Balldren, ku fluksi i lartë i qarkullimit po sjell ngarkesë të vazhdueshme, veçanërisht gjatë orëve me lëvizje më të madhe.

Ekspertët e lidhin këtë situatë edhe me mungesën e rrugëve alternative, duke bërë që një numër i madh automjetesh të kalojnë në të njëjtat akse rrugore. Ndërkohë, me afrimin e pikut të sezonit veror dhe shtimin e turistëve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe zonave përreth, pritet që trafiku të bëhet edhe më i dendur në ditët dhe javët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...