Fiket plotësisht zjarri në Shëngjin, nis hetimi për shkaqet

Publikuar me datë:

Është fikur plotësisht vatra e zjarrit që ra mesditën e së premtes në kurorën me pisha të Malit të Shëngjinit, në zonën e Ranës së Hedhun.

Pas orësh të tëra ndërhyrjeje, forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave civile arritën rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm izolimin dhe më pas shuarjen totale të flakëve. Në terren u angazhuan edhe efektivë me çanta shpine, të cilët punuan për të neutralizuar vatrat e vogla dhe për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

Në operacion morën pjesë forca zjarrfikëse nga Kamza, Mirdita, Vau i Dejës, Kurbini dhe Lezha, të cilat ndërhynë me mjete dhe personel për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara, apartamenteve, bizneseve dhe resorteve turistike në zonë.

Falë ndërhyrjes është shmangur përhapja e zjarrit në zonat e banuara, duke parandaluar dëme më të mëdha materiale dhe rrezik për banorët dhe turistët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e rënies së zjarrit, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo me shkaqe të tjera aksidentale.

Paralelisht, autoritetet po vijojnë punën për të përcaktuar sipërfaqen e djegur me pisha dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2, mbi 1.000 persona në bord

Pas një telefonate anonime që paralajmëronte një bombë në...