Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Publikuar me datë:

Fundjava ka sjellë një shtim të ndjeshëm të qarkullimit në Pikën Kufitare të Morinës, teksa mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në të dy anët e kufirit janë regjistruar 26.921 lëvizje shtetasish dhe 8.022 automjete. Vetëm në hyrje të territorit shqiptar kanë kaluar 14.564 qytetarë me 4.233 automjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 12.357 shtetas me 3.899 mjete.

Bregdeti shqiptar vijon të mbetet destinacioni më i preferuar për pushuesit nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në zonat turistike të vendit.

Për të përballuar fluksin e shtuar, në Morinë po operohet me 12 sportele në hyrje dhe dalje. Zbatimi i procedurave të përshpejtuara të kontrollit, në kuadër të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë të mundur shmangien e pritjeve të gjata dhe lehtësimin e kalimit të udhëtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...