Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak

Publikuar me datë:

Trajneri Orges Shehi i ka shkëputur përfundimisht rrugët me Tiranën pas përfundimit të sezonit. Pavarësisht bisedimeve mes palëve, nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Mësohet se mosdakordësitë kanë pasur të bëjnë kryesisht me aspektin financiar, por edhe me planet sportive dhe lëvizjet e parashikuara në merkaton e verës.

Shehi mori drejtimin e bardhebluve në një moment të vështirë dhe arriti të përmbushte objektivin kryesor, duke siguruar mbijetesën e ekipit në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin dhe të ndjekin rrugë të ndryshme për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, trajneri durrsak nuk pritet të mbetet gjatë pa ekip. Në tavolinën e tij ndodhet një ofertë konkrete nga Prishtina, klub që synon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe e sheh Shehin si kandidat të rëndësishëm për stolin teknik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...