PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit

Publikuar me datë:

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, që ëhtë forumi më i lartë vendimarrës brenda kësaj partie. Kuvendi mbahet në Pallatin e Kongreseve në logon ‘Ripërtëritje’.

Mbledhja e Kuvendit vjen pas përfundimit të zgjedhjeve në degët e PD në gjithë Shqipërinë, dhe referendumit për rikonfirmimin e kreut të PD. 

Në Kuvend, do të zgjidhen 200 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, si dhe pritet të votohen edhe ndryshimet stuature, të miratuara me unanimitet në mbledhjen e kryesisë të 2 ditëve më parë. 8 ndryshimet statutore do t’i paraqesë para kuvendit kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Badhi. Propozimet për ndryshimet statutore do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.

Punimet e Komisionit pritet të drejtohen nga Ivi Kaso ndërsa kulmin Kuvendi e arrin me fjalën e kryetarit të PD, Sali Berisha, për ti hapur rrugë më pas procesit të votimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, që do të zhvillohet në hollin e Pallatit të Kongereseve.

Në rend të ditës do të jenë edhe ndryshimet në riorganizimit e diasporës dhe dixhitalizimit të partisë  të cilat do të prezantohen nga Nikola Kedhi dhe Grigels Muçollari.

Nuk do të mungojnë  as përfaqësues ndërkombëtar dhe të partive simotra të PD, të cilët pritet të mbajnë edhe  fjalime në punimet e Kuvendit Kombëtar.  Pas zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të zgjidhen përmes këtij forumi, edhe anëtarët e kryesisë së PD, dhe sekretariati, për të përmbyllur  procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes të forcës më të madhe opozitare në vend. 

Punimet nisin ne 10:00

Kuvendi nis punimet në orën 10.00 dhe hapjen e tij do ta bëjë Erisa Bajaziti, një prej shqiptareve që jeton në Bruksel dhe kandidoi për PD në zgjedhjet parlamentare si përfaqësuese e diasporës. Më pas do të votohet komisioni i drejtimeve të punimeve të tij dhe sekretariatit Teknik.

Gjatë punimeve të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, pritet të paraqesë propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.

Agjenda e plotë:

Fillon: ora 10.00

Fjala hapëse – Erisa Bajaziti

Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja

Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu

Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë

Hidhen në votim

Kuvendi i miraton me ngritje dore

(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)

I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit

Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)

Merrr fjalën Ivi Kaso

Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video

Merr fjalën Ivi Kaso

Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin

Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.

Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës

Miratohet Rezoluta

Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore

Merr fjalën Gazmend Bardhi 

Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore

Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit

Miratohen Komisonet me ngritje dore

Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin

Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës

Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)

Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...