Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, që ëhtë forumi më i lartë vendimarrës brenda kësaj partie. Kuvendi mbahet në Pallatin e Kongreseve në logon ‘Ripërtëritje’.
Mbledhja e Kuvendit vjen pas përfundimit të zgjedhjeve në degët e PD në gjithë Shqipërinë, dhe referendumit për rikonfirmimin e kreut të PD.
Në Kuvend, do të zgjidhen 200 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, si dhe pritet të votohen edhe ndryshimet stuature, të miratuara me unanimitet në mbledhjen e kryesisë të 2 ditëve më parë. 8 ndryshimet statutore do t’i paraqesë para kuvendit kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Badhi. Propozimet për ndryshimet statutore do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.
Punimet e Komisionit pritet të drejtohen nga Ivi Kaso ndërsa kulmin Kuvendi e arrin me fjalën e kryetarit të PD, Sali Berisha, për ti hapur rrugë më pas procesit të votimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, që do të zhvillohet në hollin e Pallatit të Kongereseve.
Në rend të ditës do të jenë edhe ndryshimet në riorganizimit e diasporës dhe dixhitalizimit të partisë të cilat do të prezantohen nga Nikola Kedhi dhe Grigels Muçollari.
Nuk do të mungojnë as përfaqësues ndërkombëtar dhe të partive simotra të PD, të cilët pritet të mbajnë edhe fjalime në punimet e Kuvendit Kombëtar. Pas zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të zgjidhen përmes këtij forumi, edhe anëtarët e kryesisë së PD, dhe sekretariati, për të përmbyllur procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes të forcës më të madhe opozitare në vend.
Punimet nisin ne 10:00
Kuvendi nis punimet në orën 10.00 dhe hapjen e tij do ta bëjë Erisa Bajaziti, një prej shqiptareve që jeton në Bruksel dhe kandidoi për PD në zgjedhjet parlamentare si përfaqësuese e diasporës. Më pas do të votohet komisioni i drejtimeve të punimeve të tij dhe sekretariatit Teknik.
Gjatë punimeve të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, pritet të paraqesë propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe miratimit nga delegatët.
Agjenda e plotë:
Fillon: ora 10.00
Fjala hapëse – Erisa Bajaziti
Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik
Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja
Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu
Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë
Hidhen në votim
Kuvendi i miraton me ngritje dore
(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)
I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit
Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)
Merrr fjalën Ivi Kaso
Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video
Merr fjalën Ivi Kaso
Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin
Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.
Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës
Miratohet Rezoluta
Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore
Merr fjalën Gazmend Bardhi
Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore
Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit
Miratohen Komisonet me ngritje dore
Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin
Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës
Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)
Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso

