Biznesmeni, Alban Thika ironizon bashkinë e Benet Becit, piston “inteligjent”, por pedonalja mbetet e hapur

Publikuar me datë:

Biznesmeni Alban Thika ka bërë një postim ironik në rrjetet sociale për Bashkinë Shkoder, duke rikthyer sërish në vëmendje mosfunksionimin e bllokuesve automatikë në hyrje të pedonales së ketij qyteti.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ironizon situatën me pistonin inteligjent në hyrje të pedonales. Në reagimin e tij ai shkruan se pistoni “ka vendosur të mos kryejë funksionin për të cilin është instaluar”, duke lënë të kuptohet se hyrja e automjeteve në pedonale vijon pa pengesa.

Në foto shihet një automjet i Policisë Bashkiake, qe eshte futur ne pedonale, çka ka sjellë reagime dhe komente të shumta nga qytetarët në rrjet.

Problematika e hyrjes së automjeteve në pedonale është diskutuar shpesh nga banorët e Shkodrës, të cilët kërkojnë më shumë kontroll dhe funksionim efektiv të sistemit të sigurisë në këtë zonë të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related