Komuniteti Mysliman shprehet kundër terapisë hormonale për të miturit: Të mbrohen fëmijët dhe vlerat familjare

Publikuar me datë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar publikisht ndaj udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale tek të miturit, duke shprehur “shqetësim të thellë” për përmbajtjen e tij dhe duke kundërshtuar çdo qasje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të reja.

Në deklaratën zyrtare, KMSH ndalet veçanërisht tek pjesa e udhëzimit ku thuhet se “terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç”.

Sipas Komunitetit Mysliman, çështje të tilla prekin drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve, ndaj kërkojnë “kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare”.

KMSH thekson se të miturit nuk duhet të përballen me procese që sjellin pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur identiteti dhe personaliteti janë ende në formim.

Në reagim thuhet gjithashtu se fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, orientim, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm, ndërsa shoqëria shqiptare nuk duhet të normalizojë praktika që, sipas tyre, krijojnë “paqartësi dhe tension social” në raport me familjen dhe edukimin e brezave të rinj.

Komuniteti Mysliman i bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit dhe prindërve që tema të tilla të trajtohen me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare, duke shmangur, sipas deklaratës, “ndikimin e trendeve ideologjike të përkohshme”.

Në fund, KMSH shprehet se qëndron pranë shqetësimit të shumë prindërve dhe besimtarëve që kërkojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe ruajtjen e vlerave familjare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...