“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Publikuar me datë:

Ish-futbollisti i njohur spanjoll, Gerard Piqué, ka rikthyer në vëmendje historinë e njohjes me këngëtaren kolumbiane Shakira, duke zbuluar se gjithçka nisi nga një mesazh i thjeshtë që lidhej me motin.

Në një rrëfim të bërë publik së fundmi, Piqué tregoi se kontakti i parë mes tyre erdhi gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku Shakira interpretonte këngën zyrtare të turneut, “Waka Waka”.

“E pyeta për motin, sepse po shkonim në Afrikën e Jugut dhe doja të dija çfarë temperature ishte atje”, kujtoi ai, duke shtuar se biseda mes tyre vijoi më tej dhe krijoi një lidhje të veçantë.

Sipas Piqué, komunikimi mes tyre u bë i përditshëm dhe ai i premtoi këngëtares se do të arrinte deri në finalen e Botërorit vetëm që ta takonte sërish. “I thashë se do të fitonim Botërorin, sepse vetëm kështu do të mund ta shihja përsëri në ceremoninë finale”, u shpreh ai.

Historia e dashurisë mes Piqué dhe Shakirës u kthye për vite me radhë në një nga marrëdhëniet më të komentuara në botën e sportit dhe spektaklit. Çifti qëndroi bashkë për më shumë se një dekadë dhe u bënë prindër të dy djemve, përpara se të ndanin rrugët në vitin 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]