Një ditë e veçantë për të moshuarit/ Shoqata “Mërgimtari” organizon aktivitet në Shkodër

Publikuar me datë:

Shoqata “Mërgimtari” ka organizuar këtë të premte një aktivitet në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, me temën “Zemra që nuk plaken kurrë”.

Aktiviteti kishte në fokus përcjelljen e mesazheve të solidaritetit, respektit dhe kujdesit ndaj të moshuarve, duke vlerësuar kontributin dhe përvojën e tyre në shoqëri.

Sipas organizatorëve, kjo nismë synon të forcojë lidhjet njerëzore dhe të nxisë më shumë vëmendje e mirënjohje ndaj brezit të tretë.

Në aktivitet morën pjesë të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët sollën momente artistike dhe diskutime të ndryshme për banorët e qendrës.

Nisma “Zemra që nuk plaken kurrë” u shoqërua me mesazhe për më shumë afërsi dhe kujdes ndaj të moshuarve, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të tyre në shoqëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Diplomat janë bileta për arratisje”/ Studentët me mesazhe simbolike në muret e ministrisë

Mesazhe simbolike dhe ironike janë shfaqur në muret e Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë shkruar sloganet “Diplomat janë bileta për arratisje” dhe “Ministria e çArsimit”. Përmes këtyre mbishkrimeve, ata kanë përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në arsim, duke përdorur ironinë si formë proteste. Në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë së Edi […]