Hapet në Shkodër edicioni i dytë i Panairit të Librit “Libri të ban të lirë”

Publikuar me datë:

Në odeonin e hapur të famullisë “Zoja e Shkodrës” është hapur edicioni i dytë i Panairit të librit “Libri të ban të lirë”.

Gjatë tre ditëve, aktiviteti do të përfshijë promovime librash, ligjërata, diskutime dhe takime me autorë e studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Në hapje, studiuesi Matteo Mandala u ndal te lidhjet historike dhe kulturore mes Shkodrës dhe komunitetit arbëresh, ndërsa shkrimtari Stefan Çapaliku e cilësoi panairin si një hapësirë reflektimi edhe mbi sfidat që përballet libri sot.

Panairi do të vijojë deri më 30 maj, kur pritet të bëhet edhe shpallja e fituesve të këtij edicioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përplas biçikletën në Berat, ndërron jetë 63-vjeçari. Plagoset dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e...

U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...