Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të radhës, ka miratuar një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët dhe administrimin vendor.
Ndër vendimet kryesore të miratuara ishte përcaktimi i çmimit maksimal të çadrave dhe shezllongeve në zonën bregdetare Velipojë – Rrjoll, i cili do të zbatohet nga subjektet private që operojnë në këtë zonë turistike gjatë sezonit veror.
Gjithashtu, Këshilli miratoi disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”, duke synuar përmirësimin e administrimit fiskal dhe përshtatjen me nevojat aktuale të qytetit.
Në rendin e ditës u miratua edhe raporti jetor i konsoliduar për zbatimin e buxhetit të vitit 2025 të Bashkisë Shkodër, ku u prezantuan të dhënat mbi realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë vitit të kaluar.
Gjatë mbledhjes u zhvillua gjithashtu një interpelancë lidhur me sigurinë rrugore, mbrojtjen e fëmijëve si dhe veprimtarinë e Policisë Bashkiake dhe strukturave përgjegjëse, ku u diskutuan problematikat dhe masat për rritjen e sigurisë në komunitet.
Këshilli Bashkiak Shkodër theksoi angazhimin për transparencë, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje në interes të qytetarëve.

