“62% e njerëzve në burgje, të paraburgosur”, Rama thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve: S’mund të vazhdojmë kështu! Ka drama njerëzore, trauma fëmijësh!

Publikuar me datë:

Prezantimi i projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale ka rikthyer në vëmendje një prej problematikave të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, atë të caktimit të masës së paraburgimit, ende pa u dënuar. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, iu drejtua gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kërkuar që shifrat e larta të personave të paraburgosur të adresohen dhe duke paralajmëruar për pasojat që, sipas tij, sjell kjo praktikë te individët dhe familjet e tyre.

Rama tha se, pavarësisht ndryshimeve të ndërmarra gjatë 10 viteve të fundit në sistemin e drejtësisë, Shqipëria vijon të ketë një numër të lartë personash që qëndrojnë në burg në pritje të gjykimit.

“10 vite më parë i kemi dhënë fuqi drejtësisë. Ndryshuam Kushtetutën, çliruam drejtësinë nga pushteti. Në 10 vjet u shembu kulti i pandëshkueshmërisë. Kemi parë rezultate. Nëse deri tani e kemi forcuar kryesisht krahun e peshores ku anon fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit. Në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit. Edhe sot, po të pyesësh IA, se cili vend mban barrën e paraburgimeve, përgjigjja vjen; Albania. Kjo tregon se 62 % e njerëzve në burgjet shqiptare janë të paraburgosur, mbahen në burg për atë që akuzohen jo për ndonjë dënim që kanë marrë. Mesatarja ishte 26%. Ose ndryshe, Shqipëria ishte dy herë më keq se mbarë Europa. Ky nuk është mallkim rajonal, por problem i rëndë shqiptar, që Kuvendi duhet ta adresojë si problem në letër. Si mund ta pranojmë faktin se krahasimi me Rusinë, të jetë dhe më tronditës, ku të paraburgosurit janë 30% të popullsisë në burgje, aq sa gjysma e popullsisë së Shqipërisë që negocion për në BE. Të nderuar prokurorë dhe gjykatës, nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla, pas tyre ka drama njerëzish, trauma fëmijësh. Jemi vend i vogël dhe një popull që vjen nga histori traumatike për t’i bërë vetes dëme kolosale të një politike penale. Ka dëme ndaj një shoqërie që nuk bëhet më e mirë, kur peshorja anon ndjeshëm ndaj represioneve. Kjo lebeti çnjerëzore nuk lindi dje.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ Përhapet murtaja e bagëtive, sëmundja prek 4 ferma në Selenicë, asgjesohen 700 krerë

Sëmundja vdekjeprurëse Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është regjistruar...

Kryeministri dhuron gjak: “Krenar për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë kanë vijuar...

I mori numrin C.Ronaldo-s, Leao: Ishte speciale, u përpoqa ta nderoja

Largimi i C.Ronaldo-s nga ekipi përfaqësues i hapi rrugë...