54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

Publikuar me datë:

Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë se ajo urbane, ndryshe nga Bashkimi Europian, ku diferenca mes fshatit dhe qytetit është e papërfillshme.

Më shumë sesa gjysma e banorëve në fshatrat shqiptare (54%)  vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, niveli më i lartë në Europë.

Kjo do të thotë se 54% e popullsisë në fshat plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.

Eurostat ka publikuar të dhënat e vendeve të BE-së për vitin 2024, ndërsa informacioni më i fundit nga Shqipëria është i vitit 2022 (shiko grafikun). Në Bashkimin Europian, treguesi i varfërisë dhe përjashtimit social në zonat rurale është shumë më i ulët sesa Shqipëria, në vetëm 21.4%.

Në zonat rurale të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, treguesi është në rreth 32-33%, ndërsa mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën e Malin e Zi.

Diferencë e fortë fshat-qytet

Në zonat urbane treguesi i varfërisë dhe përjashtimit social në Shqipëri ishte 37.6%, gati 14 pikë përqindje më i ulët se në zonat rurale. Pavarësisht diferencës me fshatin, në krahasim me mesataren e BE-së dhe rajon, popullsia që jeton në qytet sërish ka një nivel më të lartë varfërie.

Mesatarja e Bashkimit Europian për zonat urbane është 21%, nga 21.4% që ishte për zonat rurale, që tregon se pasuria është e shpërndarë njëtrajtësisht në të gjithë rajonin.

Edhe në krahasim me rajon, Shqipëria mbetet pas. Maqedonia e Veriut e ka treguesin 25.9%. Më të ulëtin e ka Serbia, ne 14.7%.

Mesatarja kombëtare

Në rang kombëtar, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.

Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...