41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

Publikuar me datë:

Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n.

Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi ra lehtë në 15%.

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13% nuk mund të blejë automjet, sipas të dhënave që i referohen vitit 2024. Në Mal të Zi, përqindja është akoma më e ulët, vetëm 8.9% në 2024-n. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë.

Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave.

Ndonëse vitet e fundit është rritu ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim, me rreth 100 mijë makina që janë regjistruar për herë të parë përkatësisht në 2024 dhe 2025, sërish Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) në fund të vitit 2025, në vend kishte gjithsej 847 mijë autovetura personale në qarkullim.

Në raport me popullsinë, më shumë se një në tre banorë kanë një veturë, ose 360 autovetura për 1000 banorë. Kjo shifër është gati sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian prej 578 makina për 1000 banorë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Megjithatë, pas rishikimit në ulje të popullsisë, Shqipëria ka ikur nga fundi i listës dhe renditet e treta në rajon, pas Malit të ZI (442) dhe duke iu afruar Serbisë (394), teksa ka lënë pas Maqedoninë e Veriut (338) dhe Bosnjën (338).

Në Europë, më pak makina kanë Kosova (241) dhe Turqia (203).

Rekordin e mban Italia, me 709 makina për 1000 banorë, e ndjekur nga Finlanda (671), Qipro (670).

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 5,5% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk mund të përballonte një makinë për përdorim personal, sipas Eurostat. Përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, me 11,3%, e ndjekur nga Hungaria me 10,4% dhe Bullgaria me 10,0%.

Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Qipro (1,6%), Slloveni (1,7%) dhe Kroaci (2,6%). Treguesi mat pjesën e popullsisë që jeton në familje të cilat deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare të zotërojnë një makinë për përdorim personal./Monitor.al/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Fushë Krujë, rrezikohen banesat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme...

Dështoi ekzekutimi me injeksion, rikthehet debati në SHBA për dënimin me vdekje

Pasi autoritetet në Tennessee ndërprenë një ekzekutim të dënimit me vdekje për Christa Pike, thirrjet për pezullimin e kësaj mase ekstreme në SHBA janë intensifikuar. Procesi u ndal pasi Pike mbeti ende gjallë, me shenja të frymëmarrjes dhe rrahje zemre, edhe pas administrimit të dy dozave pentobarbitali. Ekipi i avokatëve të Pike e ka cilësuar […]

Belsh/ Flakët rrezikojnë ullishtet dhe banesat. Ekipet zjarrfikëse në terren

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë pasdite pranë...