3 të plagosur, aksident në superstradën Lezhë-Milot

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, afër fshatit Gajush, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Si rezultat i kësaj përplasje, tre individë, përfshirë një grua, kanë pësuar plagë dhe janë dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia, së bashku me grupin hetimor, ka arritur në vendin e ngjarjes, janë kryer veprimet fillestare dhe aktualisht po hetojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në aksident.

Hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related