27 vatra zjarri në mbarë vendin, situatë kritike në Dibër dhe Dajt

Publikuar me datë:

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Tre vatra mbeten aktive, ndërsa më kritike paraqitet situata në qarkun Dibër, ku zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Në Vajkal të Bulqizës, zjarri ka përshkuar mbi 18 hektarë dhe vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, bashkia dhe Forcat e Armatosura.

Probleme janë shënuar edhe në Lundre dhe Mallunxë të Matit, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen dhe riaktivizimin e flakëve. Situata mbetet problematike edhe në Dajt–Qafë Priskë, por autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera vijojnë operacionet në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 2 shtator deri në orën 09:00 të datës 3 shtator 2026) janë raportuar 27 vatra, prej të cilave 3 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar gjithsej 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 3 helikopterë.

Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja me MZSH, forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet gjithashtu nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, Mat, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.

Në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; sot operacioni vazhdon me mbështetjen e 30 forcave të FA.

Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje

Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të...

Aksidenti tragjik në Shkodër/ 16-vjeçari humb jetën në përplasjen me motor, zbulohet identiteti i të riut

Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i të miturit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës. Viktima është 16-vjeçari Emiglino Nikolla, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet. Si […]