27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

Publikuar me datë:

Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, me pjesëmarrje masive në qendër të Tiranës.

Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.

Protestat zhvillohen çdo mbrëmje, ku qytetarët fillimisht grumbullohen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.

Pjesëmarrësit theksojnë se tubimet kanë karakter paqësor dhe i konsiderojnë ato një shembull të angazhimit qytetar dhe të ushtrimit demokratik të së drejtës për të protestuar.

Qytetarët kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje dhe përfaqësimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related