Dy vite pas prishjes së objekteve për projektin e hyrjes së Shkodrës, zona pranë Kalasë së Rozafës dhe lumit Buna vijon të jetë e mbuluar me inerte. Aktivisti Mirsad Basha denoncon gjendjen dhe u bën thirrje kryebashkiakut Benet Beci dhe Ermira Telitit të pastrojnë zonën ose të rikthejnë projektin në jetë.
Reagimi i plotë
Ermira Teliti dhe Benet Beci, pastroni hyrjen e qytetit dhe Lumin Buna, ose vazhdoni investimin!
Ketu jena ne hyrje te Shkodres, mes Kalase Rozafa, lumit Buna dhe rruges internacionale ku kalojne mijra persona cdo dite. Ketu ku kane kalu 2 vite dhe qe u prishen disa ndertime per me i hape rrugen projektit te hyrjes se qytetit.
Kalunen 2 vite dhe, ne piken e pare te prezantimit te qytetit tone gjendja asht e turpshme dhe aspak e hijshme per me prezantu Shkodren. Shume turiste ndalen te shastisun, tu mendu mos jane rrenojat e ndonje termeti apo bombardimi.
E ne fakt asht edhe ma keq. Ketu ka nji katastrofe mjedisore, me inerte te lanuna prej vitesh ne shtratin e lumit Buna. Sa here lumi fryhet, merr me vete gelqere e cimento, tu shkaktu deme kolosale ne ekosistem.
Kur u ba kjo prishje, Benet Beci trompetoi me krenari prishjen e disa objekteve pa leje. Por, nese ai merr prap dronin dhe ban nji filmim me dronin e propagandes, do te shohim si asht lane ky vend, i demtuem jo vetem ne pamje, por edhe ne natyre e ne imazhin e qytetit tone.
Gjithsesi, asht e pa kuptimte pse u prishen biznese e shtepi banimi per me i hape rrugen nji investimi, kur ai investim nuk vazhdoi kurre?
Pse mos me i lane familjet me jetu aty dhe bizneset me vazhdu punen deri ne momentin qe investimi do te niste, atehere me vazhdu edhe prishjet?
Por jo. Asgja nuk ka plan real ne kete qytet, qe drejtohet prej njerezve qe nuk e njohin kete qytet dhe as nuk duket se u intereson me e njoft.
Ky qytet meriton ma shume se kaq. Nuk meriton me u drejtu nga Ermira Teliti dhe Benet Beci.

