165 milionë lekë të vjetra për ujësjellësin që nuk sjell ujë në Postribë, banorët: Investimi i Bashkisë Shkodër dështoi

Publikuar me datë:

Një investim i Bashkisë Shkodër në rrjetin e ujësjellësit në Postribë, i realizuar gjatë vitit 2025, rezulton të jetë kthyer në shqetësim për banorët e zonës, të cilët thonë se, pavarësisht parave të shpenzuara, sot nga tubacionet e vendosura nuk furnizohen me ujë.

Sipas banorëve, për këtë investim janë shpenzuar rreth 165 milionë lekë të vjetra, ndërsa problemi i furnizimit me ujë vijon të mbetet i pazgjidhur.

Banorët pretendojnë se edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e ka pranuar se investimi nuk ka funksionuar dhe ka dështuar në përmbushjen e qëllimit për të cilin është realizuar.

Situata ka shtuar zemërimin e banorëve, të cilët paralajmërojnë se do t’i drejtohen SPAK-ut për të kërkuar verifikimin e mënyrës se si janë përdorur fondet publike dhe përgjegjësinë për një investim që, sipas tyre, nuk ka sjellë rezultatin e premtuar.

Banorët shprehen se fondet e shpenzuara për këtë projekt mund të ishin përdorur për zgjidhjen e problematikave të tjera të Postribës, ndërsa sot zona vijon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm.

Pyetjet që mbeten për t’u sqaruar janë të shumta: si u realizua një investim prej 165 milionë lekësh të vjetra në një rrjet që nuk furnizon banorët me ujë, pse projekti nuk funksionon dhe kush mban përgjegjësi për përdorimin e parave publike?

Banorët kërkojnë që rasti të hetohet dhe të mbahet përgjegjësi për çdo shkelje të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ervin Hodaj merr përfundimisht drejtimin e Policisë së Durrësit

Ervin Hodaj është emëruar përfundimisht drejtor i Drejtorisë Vendore...

Aksident tragjik në Golem të Shkodrës, humb jetën 17-vjeçari, plagoset 28-vjeçari

Shkodër/Informacion paraprakRreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me...

Ulëz/ Zjarri del tërësisht jashtë kontrolli, shkrumbohen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative...