Prokuroria e Dibrës ka dhënë urdhra arresti për 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në këtë qytet.
Sipas burimeve këta individë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash.
Një pjesë e urdhërave të lëshuar janë të kategorizuara si “arrest me burg”, ndërsa disa të tjera si “arrest në shtëpi”.
Derisa informatat e para kanë bërë të ditur se disa prej këtyre urdhërave janë ekzekutuar, pritet që detaje të reja të dalin në vijim.

