Zjarri te fruta-perimet në Lushnje/ Korreshi: Të hetohet shkaku, tregtarët të dëmshpërblehen

Publikuar me datë:

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas zjarrit që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnje, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shkaqeve që çuan në përhapjen e flakëve.

Korreshi u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa për dëmshpërblimin e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në treg dhe paguajnë taksa rregullisht.

Ai kërkoi gjithashtu rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme dhe një rikonceptim të saj, duke theksuar se ambienti ka pasur probleme që prej inaugurimit.

Sipas tij, tregtarët janë ankuar vazhdimisht për temperaturat e larta gjatë verës, si edhe për depërtimin e shiut dhe të ftohtit në dimër.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të zbulojnë shkaqet e zjarrit, dëmshpërblimin e tregtarëve qe e paguajnë taksat për ushtrimin e aktivitetit.

Rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme një rikonceptim tjetër pasi aty është efekt sere gjatë verës dhe shi e ftohtë që hyn gjatë dimrit, për të cilën, tregtarët, janë ankuar që në inaugurimin e tij”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...